Kuvendi miraton buxhetin e vitit 2027, rrëzohen amendamentet e opozitës

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2026, 09:29 | Politikë

Kuvendi miraton buxhetin e vitit 2027, rrëzohen amendamentet e

Me 80 vota pro dhe 22 kundër, Kuvendi miratoi në orët e mesnatës buxhetin e vitit 2027, i cili kap vlerën e 10 miliardë eurove dhe konsiderohet si buxheti më i madh në historinë e vendit.

Gjatë seancës plenare, mazhoranca ka miratuar edhe aktin normativ për ndryshimin e ligjit për tubimet, me 79 vota pro dhe 21 kundër.

Ndërkohë, me 80 vota pro është miratuar edhe akti normativ për shpërblimin e bizneseve të dëmtuara gjatë protestës.

Kuvendi ka rrëzuar gjithashtu amendamentet e paraqitura nga opozita për buxhetin e vitit 2027. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos