
Policia në Kavajë ka zbardhur 3 vjedhje të kryera gjatë muajit tetor, në dy subjekte dhe një banesë, në Kavajë dhe në Golem. Autori i dyshuar, Erlind Shehaj, 38 vjeç, është arrestuar nga policia.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i punës hetimore të kryer me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Traces”, kanë bërë të mundur zbardhjen e tri rasteve të vjedhjes, kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit: -E. Sh., 38 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, gjatë muajit tetor, 2026, ka vjedhur shuma parash, laptop, celular, pajisje të ndryshme elektronike dhe mjete pune, në dy subjekte dhe në një banesë, në Kavajë dhe në Golem. Vijojnë hetinet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Vjedhja”. (A2 Televizion)