Lëvizte me kokainë në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2026, 09:11 | Kronikë

Lëvizte me kokainë në makinë, arrestohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap me mbi 900 gramë kokainë, të cilën dyshohet se e shpërndante në afërsi të shkollave dhe ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë në Kamëz dhe Fushë-Krujë.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, të finalizuar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Toyota Yaris”, që drejtohej nga 34-vjeçari me inicialet D.V., në bulevardin “Nënë Tereza”, policia gjeti dhe sekuestroi një pako me 505.6 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën edhe 397 gramë të tjera të së njëjtës lëndë, duke e çuar sasinë totale të sekuestruar në 902.6 gramë kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti dhe një telefon celular. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos