“Edhe ish-qeverisja e PD ka pasur pjesën e saj në këtë plagë të madhe për gjithë shoqërinë! Por, ne jemi të vendosur të ecim përpara, të shkëputemi nga e kaluara jonë e keqe dhe të zgjedhim të ardhmen që vetëm ne mund ta sjellim për shqiptarët”. Kështu u shpreh Lulzim Basha, këtë të martë, në një komunikim me gazetarët në lidhje me arrestimin e ish-ministrit Koka dhe korrupsionin në vend. (A2 Televizion)
Basha: Edhe ish-qeverisja e PD ka pasur korrupsion, të vendosur ta luftojmë
