Nazarko: Mund të ketë ndryshime qeveritare në Asamblenë e PS

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2026, 22:20 | Politikë

Gazetari Mentor Nazarko parashikon se do të ketë ndryshime në qeveri pas Asamblesë së Partisë Socialiste.

“Jo thjesht për faktin që po qarkullojnë thashetheme në media, por do të ketë ndryshime qeveritare sepse do të ketë një farë reagimi, pavarësisht se edhe ky është një instrument i konsumuar. Mund të ketë ndryshime në ministri të caktuara, të cilat kanë qenë të ekspozuara nga kritikat e protestës. Unë imagjinoj që do të ketë propozime për ndryshim edhe në pikëpamje programore”, tha Nazarko në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Ai shtoi gjithashtu se “Rama është duke e vuajtur këtë intensifikimin e shfaqjes së Veliajt në publik”.

“Është tregues i qartë që Veliaj nuk dorëzohet. Në betejën për Tiranën ai kërkon hisen e vet të ndikimit. Rama do të veprojë, do të reagojë, do të konsiderojë në fjalimin e vet apo në aksionin e vet, shfaqjen e Veliajt. Sepse Veliaj po intensifikon veprimet e tij dhe beteja për Tiranën është beteja themelore”, shtoi Nazarko.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos