Basha “kërcënon” Ramën: Do të mposhtim ty dhe gënjeshtrat e tua

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2020, 21:13 | Politikë
Basha “kërcënon” Ramën: Do të mposhtim ty dhe

Kreu i PD, Basha ka bërë një tjetër postim në rrjetet sociale ku shprehet se më 25 prill do t’i jepet fund gënjeshtrave dhe premtimeve të rreme të qeverisë Rama.

Sipas Bashës, vetëm qeveria e re do të mund të garantojë të ardhmen europiane të vendit.

“Ne do të të mposhtim ty dhe do t'u japim fund gënjeshtrave dhe premtimeve të tua të rreme. Do të ecim të sigurt drejt Europës për të garantuar njëherë e mirë të ardhmen tonë. Ti mund të vazhdosh me gënjeshtrat e tua, por ato nuk do ta ndalin fitoren tone”, tha Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos