Basha mbledh aleatët pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor: S'ka formulë që e shpëton Ramën

Nga A2 CNN
6 Tetor 2020, 17:46 | Politikë
Basha mbledh aleatët pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor: S'ka

Një ditë pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, kreu demokrat Lulzim Basha mblodhi sot aleatët për të vendosur se si do të garojë opozita në zgjedhjet e 25 prillit.

Burime për A2 CNN bënë të ditur se skenari i parë është ai i daljes me  dy lista, njëra e udhëhequr nga PD-ja dhe tjetra nga LSI-ja. Por një tjetër alternativë është edhe dalja me një listë unike.

Në fund të takimit Basha deklaroi para gazetarëve se vendimin e kanë marrë me shqiptarët dhe nuk ka formulë që e shpëton Ramën.

“Vendimin e kemi marrë tashmë bashkë me shqiptarët. S'ka formula që ta shpëtojnë Ramën, vetëm po ndërroi të gjithë votuesit me Kushtetutë” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos