Arrestohet miku i Vuçiç, shpërthejnë duartrokitjet në Kuvend: Kemi të bëjmë me idiotë

Nga Rosalba Bejdo
25 Nëntor 2026, 18:04 | Ballkani

Dragan Vuçiçeviç, pronar i televizionit populist serb Informer dhe mbështetës i fuqishëm i administratës së Aleksandar Vuçiqit, e cila tashmë ka humbur pushtetin, është arrestuar të mërkurën nën dyshimin për shkaktim paniku dhe trazirash, si dhe pengim të drejtësisë.

Siç bëhet e ditur, ai është ndaluar me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Beograd teksa ritet të merret në pyetje të enjten, kur do të njoftohet edhe zyrtarisht për kallëzimin penal ndaj tij.

Gjatë një seance në Kuvendin e Serbisë Aleksandër Vuçiç i doli në mbrojte Vuçiçeviç, ku ngriti pretendimet se ai ishte arrestuar vetëm për shkak të punës si gazetar.  Pas konfirmimit të arrestimit nga ish presidenti, deputetët e Listës Studentore, fituese e zgjedhjeve te fundit, duartrokitën në Kuvend.

“Kjo më mjafton për të kuptuar se me çfarë idiotësh kemi të bëjmë”, tha Vuçiç.

Deputetët e SNS-së në opozitë, u larguan nga seanca parlamentare dhe shkuan drejt stacionit policor ku po mbahej pronari i televizionit. Sipas mediave në serbi, në mesin e tyre ishin edhe Ana Brnabiç dhe Millosh Vuçeviç.

Vuçiçeviç ka qenë në qendër të vëmendjes publike që kur Këshilli i Autoritetit Rregullator nisi dy hetime ndaj televizionit Informer. Dhjetëra organizata mediatike dhe të shoqërisë civile kanë kërkuar nisjen e procedurës për revokimin e licencës së transmetimit, duke e akuzuar median për dezinformim, gjuhë të urrejtjes dhe fushata kundër kritikëve të pushtetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos