Ndryshon “Arena e Demave”, Partizani publikon pamje nga fusha e re e stadiumit

Nga Dea Kozma
25 Nëntor 2026, 18:26 | Futboll

Partizani ka publikuar pamjet më të fundit nga punimet në stadiumin “Arena e Demave”, ku po merr formë fusha e re e impiantit kryeqytetas.

Projekti parashikon zëvendësimin e tapetit tërësisht artificial me një sipërfaqe hibride, e përbërë nga 90 për qind bar natyral dhe 10 për qind bar sintetik.

Aktualisht, ka përfunduar një tjetër fazë e rëndësishme e punimeve, ndërsa në vijim pritet edhe vendosja e barit natyral, shkruan A2.

Ky transformim është pjesë e investimeve në kuadër të Kampionatit Europian U21, që Shqipëria do të organizojë në vitin 2027 së bashku me Serbinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos