Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama: BE të ketë guximin të zgjerohet

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2026, 18:32 | Politikë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama: BE të ketë guximin të

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Bruksel për samitin vjetor, ku në fokus është zgjerimi i BE-së.

Kryeministri Edi Rama i kërkoi BE-së të ketë guximin t’i sjellë në tryezë të gjitha vendet kandidate. Sipas tij, ky hap do t’u jepte një sinjal të fortë qytetarëve të rajonit, shkruan A2.

"Mbetem i bindur se BE-ja duhet të ketë guximin të bëjë një hap përpara, duke sjellë të gjitha vendet kandidate rreth tryezës, pa ndryshuar procesin e bazuar në meritë për secilin vend, por duke u dhënë një sinjal të fortë qytetarëve tanë”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se “ajo që Shqipëria po bën kundër korrupsionit është e paprecedentë në rajon dhe kjo është pikërisht arsyeja përse Shqipëria duhet të konsiderohet një vend kandidat shumë serioz".

"Nëse deri jo shumë kohë më parë Shqipëria portretizohej gjithmonë si një vend ku ishte ngulitur kultura e pandëshkueshmërisë dhe ku korrupsioni ishte vetë sistemi, sot Shqipëria është një vend ku sistemi po lufton fuqishëm korrupsionin", theksoi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos