Basha me naftëtarët: Do t’ua nxjerrim nga hundët paratë atyre që ua kanë vjedhur

Nga A2 CNN
30 Mars 2021, 14:52 | Politikë
Basha me naftëtarët: Do t’ua nxjerrim nga hundët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u premtoi naftëtarëve të Ballshit edhe një herë marrjen e të gjitha parave që ata nuk kanë marrë, për të cilat muaj më parë u futën edhe në grevë urie.

“Do t’ua nxjerrim ngado që i kanë, në pasuri të paluajtshme, në kesh, edhe nga hunda do t’ua nxjerrim paratë që ua kanë vjedhur”, tha Basha.

Ai shtoi se kjo pasuri duhet t’iu kthehet shqiptarëve, “ashtu si vetë Shqipëria duhet t’iu kthehet shqiptarëve”. “Të gjithë pasuritë tona, që prodhojnë punësim dhe mirëqenie, kanë përfunduar te një grusht njerëzish. Republika është deinstitucionalizuar, shqiptarët e gjejnë veten jashtë ligjit, jashtë institucioneve. Premtimi im i parë është që pas 25 prillit është t’i kthejmë politikës fytyrën njerëzore”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos