
Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me kërkesë ambasadës së SHBA për informacion dhe të dhëna mbi faktet e bëra publike për kandidatin për deputet Tom Doshi.
Ambasadorja Yuri Kim disa herë ka përmendur emrin e Doshit, si një person të cilit i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara që në vitin 2018 për shkak se “është i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë”.
Megjithatë, kjo nuk e pengoi Doshin të përfshihej në listat për deputet të partisë Social Demokrate, të cilën edhe kryeson.
Në varësi të informacionit do të vlerësohen hapat e mëtejshëm, thotë prokuroria. (A2 Televizion)