Basha në garën për kreun e ri të PD? Alibeaj: Çdokush ka të drejtë të kandidojë

Nga A2 CNN
24 Maj 2023, 13:15 | Politikë
Basha në garën për kreun e ri të PD? Alibeaj: Çdokush

“Çdokush ka të drejtë të kandidojë, në një parti që është vërtet demokratike. Këtë e vlerëson vetëm anëtarësia me votim të rregullt, të ndershëm.”

Kështu është shprehur ish-kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj kur u pyet nga gazetarët nëse do të kandidojë Lulzim Basha për kreun e ri të të djathtëve.

Deklaratat, Alibeaj i bëri pas mbledhjes së Kryesisë, pasditen e së mërkurës.

Kujtojmë se Partia Demokratike zyrtare është aktualisht pa një kryetar, qoftë edhe të komanduar pasi Alibeaj bëri të ditur pas zgjedhjeve të 14 majit, se do të linte postim e kreut të PD-së dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Aktualisht, Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike e drejton Gazment Bardhi, i cili është edhe Sekretari i Përgjithshëm i partisë.

Ndërkohë, përpos Alibeajt, ka pasur deputetë si Saimir Korreshi që kanë deklaruar se Basha, Berisha dhe vetë Alibeaj nuk duhet të kandidojnë më për të drejtuar të djathtët, pasi “ata nuk kanë çfarë të ofrojnë më për ta çuar partinë drejt fitores.” (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/politika-ne-nje-jave-nga-zgjedhjet-te-doreheqja-e-alibeajt-dhe-fati-i-pd-se/
https://a2news.com/video/pas-largimit-te-alibeajt-gazment-bardhi-merr-drejtimin-e-grupit-parlamentar/
https://a2news.com/video/alibeaj-dha-doreheqjen-cfare-ndodh-tani-ne-pd/

A2 CNN Livestream

Latest Videos