Basha në Pogradec: Qeveria, burim i krizës

Nga A2 CNN
4 Korrik 2020, 20:46 | Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me qytetarë dhe biznese në Pogradec për të dëgjuar shqetësimet rreth aktivitetit tw tyre tw prekur nga pandemia e koronavirusit.

Kreu i opozitës Basha tha se kjo është krizë ekonomike që e ka burimin tek dështimet e njëpasnjëshme dhe shpërndarja e gabuar e financave publike nga ana e qeverisë. Ai theksoi nevojën urgjente që ka biznesi për mbështetjen e duhur dhe kjo, sipas tij, do vijë me planin e Partisë Demokratike për ekonominë.

“Kjo është kriza ekonomike që e ka burimin tek dështimet e njëpasnjëshme dhe keqalokimet e financave publike nga ana e qeverisë. Shqipëria duhet të jetë e të gjithë shqiptarëve dhe këtë kemi parasysh me taksën e sheshtë 9% për biznesin mbi 140 milion, me taksen 0.5% të xhiros për të gjithë biznesin e vogël nën 140 milion lekë. Asnjë tatim, asnjë taksë tjetër, të punojnë lirisht. Këtë kemi parasysh me karantinën e inspektorateve vitin e parë të qeverisjes time të ardhshme. Një vit karantinë do të thotë: Nuk do të shikojnë inspektorë me sy deri sa ne të kemi ligjin dhe zbatimin e ligjit në nivele europiane. Në asnjë vend të Europës nuk vjen inspektori sa hap qepenin e derisa mbyll qepenin, tatimorja, ambientalisti, higjienisti t’i bëjë terror biznesit”, tha Basha. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos