PD: Asnjë projekt "3D" i qeverisë Rama nuk do të realizohet

Nga A2 CNN
4 Korrik 2020, 15:31 | Politikë
PD: Asnjë projekt "3D" i qeverisë Rama nuk do të

Projektet rrugore “me koncesion dhe çmim stratosferik” të qeverisë aktuale nuk do të realizohen. Ky është premtimi i Partisë Demokratike, me anë të një postimi në Twitter të Alfred Rushaj, që drejton fushatën e PD-së.

https://twitter.com/AlfredRushaj/status/1279391722791976961

Sipas tij, Edi Ramës nuk i ka mbetur gjë tjetër “veç të premtojë rrugë 3D”.  Për Rushajn, “i vetmi sukses i tij mbeten videot me regji qendrore dhe propaganda e dalë boje. Asnjë rrugë e premtuar me koncesion dhe çmim stratosferik, asnjë projekt në 3D që vjedh xhepat e shqiptarëve dhe asnjë hajdutëri e re e projektuar nuk do të realizohet”.

 Projekti i fundit infrastrukturor i prezantuar nga qeveria Rama ka qenë autostrada Milot-Fier, pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos