Basha: Paketa anti-KÇK? Rama ka frikë nga hija e tij

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2020, 15:52 | Politikë
Basha: Paketa anti-KÇK? Rama ka frikë nga hija e tij

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sulmuar sërish me anë të një postimi në rrjetet sociale kryeministrin Edi Rama, për sa i përket paketës “anti KÇK”.

Në Twitter Basha thotë se “Rama ka frikë nga hija e vet. Është tmerruar nga ligjet e veta. I rrethuar nga kriminelë e mafiozë, ai vazhdon t’i mbrojë ata me gjithçka ka në dorë”.

Kryedemokrati shton se “Edi Rama gënjen sa herë që hap gojën; pretendon se po lufton krimin kur në fakt mishërimi më i qartë i KÇK është...vetë qeveria e tij”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos