Basha: Përpjekje për dhunë ndaj protestuesve, dështuan

Nga A2 CNN
8 Qershor 2019, 21:28 | Politikë
Basha: Përpjekje për dhunë ndaj protestuesve, dështuan

Në fjalën e tij përmbyllëse në selinë e Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se orët e tiranisë po marrin fund.

“Ora e Shqipërisë si gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë. Ju shpreh sot mirënjohjen më te thellë që fjalët nuk e përkufizojnë dot për këtë pjesëmarrje gjigante, të paparë. Shenjë e qartë e shumicës dërrmuese shqiptare që janë të vendosur për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zëri i sovranit nuk mund të injorohet”, tha Basha.

Më tej, kreu i PD u shpreh se ka pasur përpjekje për dhunë ndaj protestuesve. “Përpjekje për ta shndërruar këtë natë në dhunë ndaj protestuesve. Kjo përpjekje dështon me turp”, tha Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos