Basha takon biznese te njësia 4: Kriza 8-vjeçare do të marrë fund më 25 prill

Nga A2 CNN
2 Mars 2021, 11:53 | Politikë
Basha takon biznese te njësia 4: Kriza 8-vjeçare do të

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nisi turin e takimeve me qytetarë e biznese në Njësinë Administrative nr.4 në kryeqytet, ku iu tregoi planin e tij qeverisës pas zgjedhjeve të 25 prillit. Teska u njoh me shqetësimet e tyre, Basha theksoi se kjo krizë 8-vjeçare do të marrë fund më 25 prill.

“Gjёja e parё qё do tё bёhet ёshtё qё biznesi i vogёl do tё ketё njё paketё mbёshtetёse anti-COVID, atё qё i kemi kёrkuar ta bёnte dhe nuk e bёri, do ta bёjmё ne realitet. Kjo ёshtё e para. E dyta me me paketёn tjetёr do tё bёjmё tё mundur qё tё gjitha kёto qё thuhen, taksa e pronёs, shkollёs, ajo e tabelёs, çfarё vendos poshtё, tё pushtetit vendor tё kenё njё tavan mos tё kalojnё 0.5% tё vlerёs sё xhiros. Kush kalon mbi 0.5% tё xhiros sё pronёs nuk do tё quhet, pra nuk do t'i pranohet pushtetit vendor qё t'i marrё biznesit tё vogёl, tarifa tё çfarёdolloji apo taksa qё shpikin siç ёshtё kjo e shkollёs dhe qё i bёjnё rrush e kumbulla se meqё tё bёjnё shkolla tё bёjnё sheshe nёpёr pallate, por e rëndësishme është  që ju do keni një tavan. E treta  dhe më e rëndësishmja, do keni një pullë atje te dera, e cila do të  ndalojë futjen këtu të çdo inspektoriati që ju vjen dhe ju merr frymën nga mëngjesi deri në darkë. Nuk do shihni më shtetin grabitqar dhe harbutët e shtetit me sy. Do lejoheni të punoni  të lirë, pa frikë, pa ankth”.

Sipas Bashës, plani ekonomik i PD-së e nxjerr ekonominë nga kriza, ndërsa premtoi se të gjitha zotimet e tij do të bëhen realitet.

“Ajo që e nxjerr Shqipërinë nga kriza është plani ynë ekonomik, me anë të cilit ne do të mundësojmë që biznesi i vogël që është  shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare, por dhe biznesi prodhues. Biznesi i madh është motori i zhvillimit. Të jenë në gjendje, jo vetëm të kapërcejnë krizën, por të fillojnë një cikël, një zgjim ekonomik të energjive duke hapur vende pune, duke rritur të ardhurat, e cila pastaj e fut të gjithë ekonominë në cikël pozitiv. Kush ka më shumë harxhon më shumë. Duke harxhuar më shumë edhe rritet konsumi, rritet biznesi, rritet mundësia juaj për të mbajtur veten tuaj. Nesër ndoshta për të punësuar dikë tjetër. Jemi futur në një cikël negativ, ka 8 vite nuk është sot. Të gjitha zotimet që kam marrë para jush do të bëhen realitet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos