Basha: Tirana të mos marrë iniciativa të njëanshme, duhet koordinim

Nga A2 CNN
21 Korrik 2020, 11:44 | Politikë
Basha: Tirana të mos marrë iniciativa të njëanshme, duhet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon takimet në ditën e dytë të vizitës në Kosovë.

Kreu demokrat u takua me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku diskutuan nevojën e bashkërendimit mes Tiranës dhe Prishtinës dhe të mos merren iniciativa të njëanshme.

“Qëllimi i vizitës në Prishtinë është që bashkërendimi mes dy vendeve tona të jetë i plotë, i sinqertë dhe në funksion të mbështetjes së institucioneve të Kosovës. Ky është shërbimi më i mirë që mund të bëjë Tirana, larg protagonizmit të pavend dhe iniciativa të pakonsultuara që kanë sjellë dëme”, tha Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos