
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, uroi përmes një mesazhi të shkurtër për Vitin e Ri.
“Të dashur bashkëqytetarë, teksa e ardhmja po troket dhe shohim plot shpresë atë që na pret, ju uroj përzemërsisht Gëzuar Vitin e Ri 2022! Uroj që vatrat e familjeve shqiptare të mbushen me dashuri, gëzim, shëndet dhe mirëqenie, e të gjithë bashkë të punojmë për një të ardhme më të mirë, ku fëmijët tanë të njohin gëzimin që meritojnë dhe ku të realizohen shpresat tona për një Shqipëri normale, me mundësi për të gjithë”, shkroi Basha në mesazhin e tij në Facebook.
Viti I ri pritet të jetë një tjetër sfidë për vetë Bashën, duke filluar që në ditët e para. Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, të cilët e konsiderojnë të shkarkuar, i kanë dhënë ultimatum që të lirojë selinë në datën 5 janar, përndryshe do ta nxjerrin jashtë. Basha dhe mbështetësit e tij nuk e njohin kuvendin e 11 dhjetorit. (A2 Televizion)