
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi nisen nesër drejt Spanjës. Burime për A2 CNN mësojnë se kryeministri dhe ministrja do të udhëtojnë drejt vendit iberik për miratimin e memorandumit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e arsimit.
Pas Spanjës, kryeministri Edi Rama do të niset në Slloveni, ku në 6 Tetor organizohet samiti BE-Ballkani Perëndimor, për të ardhmen Europiane të Ballkanit si dhe qëndrimi që do të mbahet në raport me Maqedonin e Veriut. (A2 Televizion)