Bashkëshorti i deputetes socialiste prokuror, Alibeaj: U shkel Kushtetuta

Nga A2 CNN
19 Prill 2019, 17:29 | Politikë
Bashkëshorti i deputetes socialiste prokuror, Alibeaj: U shkel Kushtetuta

Ish-deputeti demokrat Enkeled Alibeaj akuzoi Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkelje të Kushtetutës në emërimin si prokuror të Bledar Valikajt, bashkëshortit të ish-ministres, Ermonela Felaj. Alibeaj tha se përmes atij vendimi KLP i shërbeu pushtetit të kryeministrit, Edi Rama. 

“Rasti i Bledar Valikajt, merita e vetme e të cilit është lidhja bashkëshortore me deputeten e Edi Ramës, përbën një provë skandaloze se si organet e reja të drejtësisë shkelin hapur kushtetutën për t’i shërbyer Kryeministrit përmes kapjes politike të çdo lloj hallke të sistemit të drejtësisë”, u shpreh Alibeaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos