Vendimi i Gjykatës Kushtetuese debatohet në Kuvend. Demokratët kërkojnë heqjen nga rendi i ditës, PS: Nuk miratohet

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2026, 23:58 | Politikë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendosjes së gjobave ndaj protestuesve që bllokojnë rrugën është bërë objekt debati në Kuvend.

Demokratët kërkuan që dy aktet normative të paketës antidhunë të hiqen nga rendi i ditës, ndërkohë socialistët pohuan se vetëm neni i pezulluar nga gjykata nuk do të miratohet, shkruan A2. 

Sali Berisha u shpreh: “Dekreti nuk mund të votohet sepse Gjykata Kushtetuese e ka bërë të pavotueshëm në Parlament. Absolutisht nuk votohet një dekret i ndryshuar i Këshillit të Ministrave. Prandaj, hiqe nga rendi i ditës”.

Ulsi Manja u përgjigj: “Duhet të jemi të qartë, nuk ka vendim gjykate që pezullon Kuvendin e Shqipërisë të ushtrojë kompetencat e veta sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Është e pavërtetë që Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj sot ka pezulluar zbatimin e aktit normativ. Është e pavërtetë! Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për kalimin e çështjes në seancë plenare për ta shqyrtuar me përparësi dhe ka pezulluar zbatimin e pikës së dytë të nenit 5 të aktit lidhur me vendosjen e gjobave për bllokimin e rrugëve automobilistike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos