Prifti: Shqipëria vuan nga mashtruesit

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2026, 22:15 | Politikë

Pedagogu Rezart Prifti dhe gazetari Osman Stafa debatuan me njëri-tjetrin mbi protestën, që, sipas Priftit, duhet ta ketë një kokë.

Debati Prifti-Stafa në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN:

Prifti: Dua individë që të mos kenë frikë të dalin në protestë, të mos kenë turp.

Stafa: Po nuk kanë turp fare!

Prifti: Sepse protesta pa kokë e pa individë kam parë shumë. E vë unë fytyrën time, por dua edhe 10 simotra e sivëllezër të mi. Ku janë? Shqipëria është vend skuthash, vend mashtruesish.

Stafa: Jo, jo. Atë shikon ti. Më vjen keq se ti ke të bësh me studentët dhe të flasësh kështu është absurde.

Prifti: Unë them që Shqipëria vuan nga skuthët, nga mashtruesit. Dhe Shqipëria është reflektim i injorancës nga populistët. Ky vend, me këto protesta që nuk kanë nevojë për njerëz e nuk kanë nevojë për kokë, është për faqe të zezë.

Stafa: Ajo protestë është e njerëzve të cilët e kanë vrarë frikën, në një vend ku të kërcënojnë. Je në një vend ku konflikti social ka arritur masë të madhe. Duhet zgjidhje dhe zgjidhja është nëpërmjet zgjedhjeve. Por, nuk mund të hysh në zgjedhje me një qeveri që ka kapur çdo strukturë. Duhet qeveri teknike, si në rastin e Maqedonisë së Veriut.

Prifti: Po e bëmë një herë atë.

Stafa: Por jo qesharake! Ajo ishte qesharake.

Prifti: Pse, kjo çfarë do jetë?

Stafa: Nuk do jetë sepse do të ketë individë intelektualë. Edhe ti mund të ishe ministër i Arsimit.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos