“Njerëzit kërcënohen me heqjen e KEMP-it”, debat i ashpër Muharemi-Stafa

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2026, 22:46 | Politikë

Alfred Kika Muharemi, këshilltar i Partisë Socialiste dhe gazetari Osman Stafa debatuan ashpër me njëri-tjetrin në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Debati i plotë:

Muharemi: Ty të të vijë turp që mendon se njerëzit të cilët marrin pagesën e aftësisë së kufizuar, njerëzit të cilët marrin mbështetjen e ndihmës ekonomike, në i bëjmë presion.

Stafa: Pusho se nuk merr vesh nga këto ti! Ti ke lënë nam, nuk ke respekt për faqen tënde. Juve nuk ju nxihet faqja. E di sa po të shajnë tani nga ekrani?

Muharemi: Le të më shajnë!

Stafa: Po të të kishin përballë, do të kishin dhënë një të pështyrë në fytyrë! Më lër ta them dhe bëj kundër argumentit tend pastaj.

Muharemi: Po thua një gënjeshtër të madhe! Si thua ti që shteti i bën presion njerëzve me heqjen e KEMP-it?

Stafa: Po, i bën presion. I kam denoncuar unë rastet. U thonë njerëzve “kujdes votën!”. Ti je thjesht një shërbëtor i kësaj gjësë dhe po mundohesh të marrësh diçka që nuk e di se çfarë, po s'ke për ta marrë kurrë kështu! Po të përdorin! Unë jam me faqe të bardhë, mos bëj politikë me këto.

Muharemi: Politikë po bën ti.

Stafa: Ka kërcënime për zgjedhje.

Muharemi: Denoncoji! Mos bëj populizëm në media.

Stafa: I denoncoj unë. Ti e di që unë denoncues jam. Kam vajtur në SPAK, kam denoncuar në Prokurorinë e Tiranës.

Muharemi: Ti ke të drejtë të flasësh çfarë të duash në këtë vend, nuk ta ndalon njeri të mendosh e të flasësh çfarë të duash. Por, ama te kjo gjë është e turpshme në opinionin tim. Unë këtë po të kundërshtoj. Është e turpshme që ti të mendosh që një shtet social, një shtet i cili është më demokratik se çka qenë më parë, një individ që merr një pagesë për aftësi të kufizuar kërcënohet për çështje vote. Është e turpshme!

Stafa: Edhe për një status e një shpërndarje në Instagram kërcënohen njerëzit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos