
1 mjet zjarrfikës për 5 njësi administrative që përfshijnë 46 fshatra me një popullsi me mbi 42 mijë banorë.
Ky është kapaciteti i repartit zjarrfikës të bashkisë së Devollit. Edhe autoboti që transporton ujin në vendet ku ka nevojë për ndërhyrje është një mjet i përshtatur për të luajtur rolin e zjarrfikëses.
Ndërsa mjeti i vërtetë zjarrfikës i kohës së komunizmit, prej vitesh është jashtë funksionit. Komandanti shprehet se i kanë përballuar situatat e paraqitura me zjarret këtë vere edhe pse është i detyruar të pranojë situatën dhe kushtet që ka në dispozicion.
Nëse e pyeta do ishte një situate më e mirë e këtij shërbimi nëse ky repart do të kishte dy mjete zjarrfikëse aq sa duhej të kishte, komandanti jep këtë përgjigje.
Reparti zjarrfikës në Devoll ka 15 punonjës, porsi në çdo bashki të Qarkut Korçë vuan mungesën e ambienteve me standarde dhe automjeteve. Edhe pse situata e zjarreve në vend nxori në pah problematika të shumta duket se zgjidhja ende mbetet e largët. (A2 Televizion)