Batuta e papritur, anëtari i Ekzekutivit: E përjashtojmë Tiranën

Nga A2 CNN
21 Korrik 2020, 15:49 | Futboll

Fjalët e presidentit të futbollit, rreth dyshimeve për trukime, u shoqëruan edhe nga një deklaratë e bërë në formë shakaje nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishi.

Mes batutave me presidentin Safet Gjici për kampionatin e humbur, Dervishi tha se Kukësi mund të shpresojë ende te titulli, sepse Tirana do të përjashtohet. Ende nuk mund të thuhet nëse fjalët e tij janë një indicie për atë që mund të ndodhë, por e sigurt është që te Tirana nuk do të jenë aspak të lumtur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos