
Bayern Munchen dhe Juventus kanë prerë biletën për në fazën tjetër të Champions League pasi fituan respektivisht ndaj Olympiakos dhe Lokomotivës së Moskës.
Lewandowski dhe Perisic ishin autorët e golave për bavarezët që mundën 2-0 grekët e Olympiakos. Bayern ka 12 pikë të plota pas 4 ndeshjeve të luajtura deri tani në grupin B, që përbëhet edhe nga Tottenham dhe Crvena Zvezda, dhe siguron vendin e parë të grupit.
Ndërkohë, Juventus fitoi 2-1 në Moskë me golat e Ramsey dhe Douglas Costa, duke siguruar kualifikimin, por jo vendin e parë të grupit, për të cilin do të luftojë me Atletico Madrid. (A2 Televizion)