Protestoi ashpër ndaj arbitrit, Disiplina dënon trajnerin e Vllaznisë

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2019, 18:05 | Futboll
Protestoi ashpër ndaj arbitrit, Disiplina dënon trajnerin e

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF ka ndëshkuar me dy ndeshje pezullim trajnerin e Vllaznisë, Mirsad Jonuz, për protesta ndaj arbitrave.

Gjithashtu, Disiplina ka vendosur mbylljen e tribunave A, B dhe VIP në “Loro Boriçi” të Shkodrës për dy ndeshje, për hedhjen e sendeve nga ana e tifozëve të Vllaznisë.

Ndërkohë, dy lojtarë të Këlcyrës, Saimir Kule dhe Aristidh Coli, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit dhe kundërshtarit, janë përjashtuar përjetë nga aktiviteti futbollistik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos