Bayern fiton në transfertë, -2 nga Dortmund

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2019, 22:24 | Futboll
Bayern fiton në transfertë, -2 nga Dortmund

Bayern Munchen ka marrë një fitore të vështirë në transfertën e Augsburgut me rezultatin e ngushtë 2-3.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në një barazim 2-2, ku për Bayern-in realizoi dy herë Coman. Ndërkohë, rezultati i këtij takimi u vendos vetëm 8 minuta nga nisja e pjesës së dytë me zviceranin Alaba.

Me këtë fitore, Bayern ngjitet në kuotën e 48 pikëve, tashmë vetëm 2 më pak se në Dortmundi i vendit të parë, i cili do ta luajë të hënën ndeshjen e kësaj jave, në transfertë ndaj Nurnberg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos