
Lazio ka gabuar në ndeshjen e parë në Europa League në Romë ndaj Sevilla-s duke dalë e mposhtur 0-1.
Një gol nga Ben Yedder vendosi rezultatin e kësaj sfide në minutën e 22-të kur ndëshkoi portierin shqiptar Strakosha.
Interi mori një fitore me shije kualifikimi ndaj Rapidit të Vjenës në transfertë me një gol të shënuar me 11-metërsh nga argjentinasi Lautaro.
Ndërkohë, nga skuadrat italiane bindi edhe Napoli që fitoi 1-3 në Zvicër ndaj Zurich.
Chelsea, i cili po vuan në Premier League, fitoi në Europa League 1-2 në transfertën e Malmo-es. Befasuese ishte humbja e Arsenalit në Bjellorusi ndaj Bate Borisov 1-0. (A2 Televizion)