Teuta “përmbys” Kukësin dhe i merr vendin e dytë

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2019, 21:08 | Futboll
Teuta “përmbys” Kukësin dhe i merr vendin e dytë

Teuta ka marrë një fitore të madhe në një ndeshje direkte ndaj Kukësit, të cilët pësojnë humbjen e dytë radhazi në kampionat.

Skuadra e drejtuar nga korçari Blendi Shkëmbi arriti të “përmbysë” Kukësin dhe të marrë një fitore të ngushtë 2-1 në “Niko Dovana”, njëkohësisht duke i marrë edhe vendin e dytë në renditje.

Verilindorët arritën të kalojnë në avantazh në pjesën e parë, por 45 minutat e dyta ishin krejtësisht për t’u harruar për ta, pasi pësuan dy gola, madje humbën edhe një 11 metërsh.

Teuta realizoi dy gola të shpejtë, në minutat 69 dhe 72. Durrsakët barazuan fillimisht me Prognin, ndërsa Renato Arapi vulosi fitoren e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos