
Edhe pse vinte nga tre barazime radhazi në Bundesligë, Bayern Munich ka reaguar në Kupën e Gjermanisë ku kaloi në fazën çerekfinale pasi mposht 0-4 Mainzin.
Skuadra e Nagelsmann e mbylli ndeshjen brenda pjesës së parë, ku realizoi 3 gola. Choupo-Moting realizoi golin e parë, pas një asisti të Joao Cancelo-s, portugezi i sapoardhur te kampionët e Gjermanisë nga Manchester United. Më tej shënuan edhe Jamal Musiala e Leroy Sane.
Për të vulosur rezultatin në 0-4 mendoi kanadezi Alphonso Davies, i cili e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 84-t. (A2 Televizion)