Rama merr progres raportin e KE: Më i miri që Shqipëria ka marrë, jemi në kilometrin e fundit të negociatave

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2026, 12:20 | Politikë

Rama merr progres raportin e KE: Më i miri që Shqipëria ka

Mundësia që kemi sot për të përmbyllur negociatat me BE-në është unike dhe historike. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadoren e delegacionit të BE-së, e cila i dorëzoi progresraportin e  Komisionit Europian. Sipas Ramës ky është progres raporti më i miri që Shqipëria ka marrë ndonjëherë, ndërsa u shpreh se vendi ka hyrë në kilometrin e fundit të negociatave për anëtarësim.

“Raporti më i mirë i progresit që Shqipëria ka marrë në dorë ndonjëherë, çka tregon edhe këmbën tuaj të mbarë në misionin e përfaqësimit të BE-së në Shqipëri. Për një kohë të gjatë, rrëfimi i rrugëtimit europian të Shqipërisë është përcaktuar nga çfarë ne prisnim të ndodhte. Statusi i kandidatit: po, jo, kur? Hapja e negociatave: po, jo, kur? Miratimi i piketave të ndërmjetme: po, jo, kur? Sot, ky raport i publikuar dje nga KE përcakton një rrëfim të ri. Jo më mbi atë që ne presim të ndodhë, por mbi hapat që duhet të hedhim për ta kryer këtë rrugëtim. E thënë ndryshe, fati europian i Shqipërisë është sot i gjithi në duart tona. Ky është lajmi kryesor i raportit. Shqipëria futet në kilometrin e fundit të negociatave për anëtarësim në BE. Ky kilometër i fundit ka një mijë metra të tjerë për të përshkuar dhe në çdo metër ka njëqind centimetra për të kapërcyer. Raporti tregon se, krahasuar me një vit më parë, niveli i gatishmërisë së Shqipërisë është rritur dukshëm në të paktën 20 kapituj negociatash. Evidenton përparim nga ekonomia, transformimi digjital, energjia, arsimi dhe përafrimi i legjislacionit me standardet e BE-së", tha Rama.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos