Raporti i KE për Shqipërinë, ministri i Jashtëm reagon për A2CNN

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2026, 12:31 | Politikë

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, duke komentuar raportin vjetor të KE-së për vendin tonë, u shpreh për A2CNN se Shqipëria do të ecë përpara në procesin e integrimit të saj në Bashkimin Europian, vetëm nëse të gjithë bëjnë punën e tyre.

“Viti 2027 mbetet një objektiv shumë ambicioz, por i realizueshëm. Lidhet me ruajtjen e ritmit të reformave dhe dialogun gjithëpërfshirës. Nuk e minimalizoj kurrsesi klimën politike në vend, Shqipëria ka nevojë për Parlament funksional, dialog politik të shëndetshëm. Integrimi evropian është projekt i përbashkët, projekti ynë kombëtar dhe të gjithë ne, deri te qytetari më i thjeshtë, kemi diçka për të bërë. Qeveria patjetër është në linjën e parë, ka detyrën për të përmbushur angazhimet, ka detyrën për të çuar përpara reformat, por edhe partitë e tjera politike kanë përgjegjësinë të ushtrojnë sa më mirë funksionin e tyre”, tha Hoxha në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” nga Andi Nuraj, në A2CNN.

“Unë mendoj që nëse të gjithë bëjmë punën tonë, do të ecim përpara. Askush nuk duhet ta pengojë ose ta mbajë peng procesin e integrimit europian, shtoi ministri i Jashtëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos