Rama për progres-raportin e BE-së: Asnjë konstatim nuk mund të anashkalohet, dialogu duhet garantuar

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2026, 12:30 | Politikë

Rama për progres-raportin e BE-së: Asnjë konstatim nuk mund

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, pas marrjes së progres raporti të KE-së, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te shqetësimet e ngritura në këtë progres raport, nga mungesa e dialogut deri te protestat. Sipas tij asnjë konstatim i këtij raporti nuk mund të anashkalohet. Rama thekson se e drejta për protestë duhet garantuar dhe dhuna duhet anashkaluar

“SPAK ka vazhduar të dëshmojë pavarësi dhe të japë rezultate në misionin e tij.  Kush e njeh historinë e shtetit shqiptar dhe kthen kokën deri në vitin 2016, kur mori jetë reforma në drejtësi, kupton rëndësinë që ka ky raport. Raporti po ashtu vlerëson vonesën në gjykata, çështjet e korrupsionit, po kështu raporti ngre shqetësime serioze për funksionimin e institucioneve demokratike, lirinë e medias dhe mbrojtjen e mjedisit. Ai trajton edhe protestat e kohëve të fundit, duke vendosur gishtin te plagët e dhunës. Kurse dialogu vlerësohet si dhuna, ku duhet të angazhohemi të gjithë seriozisht. Asnjë konstatim i progres-raportit nuk mund të anashkalohet. E drejta për protestë duhet garantuar dhe dhuna duhet anashkaluar. Ndërsa dialogu është një etikë për bashkëjetesën demokratike dhe mazhoranca jonë e ka për detyrim që ta garantojë këtë”, u shpreh kreu i qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos