Alarme për bombë në qiejt e Europës, devijohen avionët me disa destinacione. A u prek Shqipëria?

Nga Xhevahir Qardaku
5 Nëntor 2026, 12:02 | Aktualitet

Alarme për bombë në qiejt e Europës, devijohen avionët

Më shumë se 10 fluturime në Europë janë përfshirë nga kërcënime të dyshuara për bombë mëngjesin e së enjtes, duke detyruar devijimin e avionëve dhe shoqërimin e tyre nga avionët ushtarakë.

Janë prekur linja nga Dublini drejt Romes, nga Milano drejt Varshavës, nga Helsinki drejt Romes, nga Varshava drejt Brukselit, disa fluturime drejt Bullgarisë dhe të tjerë. Në aeroportet ku janë bërë ulje të detyruara, u aktivizuan procedurat e kontrollit dhe ndërhyrjes nga ekipet antieksploziv.

Në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës nuk ka ndonjë njoftim për probleme me fluturimet. Kjo situate vjen pas disa alarmeve për bombë që janë raportuar në disa linja gjate ditëve të kaluara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos