
“Shqipëria ka ecur përpara”. Këtë mesazh përcolli ambasadorja e Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, pasi i dorëzoi progres raportin e KE-së. Sipas saj në progres-raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026, theksohet se Shqipëria ka shënuar përparim në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. Megjithatë, ajo nënvizoi se korrupsioni mbetet ende një sfidë reale dhe se reformat duhet të vijojnë.
“Dje KE miratoi progresraportin e Shqipërisë që unë sapo i dorëzova Ramës, më pas do ta paraqes në Kuvend. Raporti është tashmë publik dhe të gjithë shqiptarët mund ta lexojnë. Mesazhi i këtij raporti është shumë i thjeshtë: Shqipëria ka ecur përpara. Ky raport paraqet punën tuaj, vijimi i kësaj rruge kërkon përpjekje të vazhdueshme. Sa i takon drejtësisë, korrupsionit, raporti evidenton një punë të mirë. Këto përpjekje duhet të vazhdojnë, sepse korrupsioni mbetet një sfidë reale. Çdo reformë apo sfidë reale duhet të mbetet në reformën e vitit 2016. Sa i përket demokracisë, raporti vë në dukje një klimë të polarizuar. Reforma kërkon përmbushjen e OSBE/ODIHR. Në lidhje me të drejtat themelore, përbëjnë hapa realisht pozitivë. Për sa i përket lirisë së medias, shpifja është dekriminalizuar, financimi i medias mbetet ende jo transparent. Përdorimi i forcës së policisë ndaj gazetarëve duhet hetuar. Dispozitat që bien ndesh me njëra-tjetrën. Projektligjet madhore, që përfshijnë edhe atë të BE-së, duhet që të shqyrtohen sipas standardeve të BE-së", tha ajo. (A2 Televizion)