BE-G7-Australia kufizojnë në 60 dollarë për fuçi çmimin e naftës ruse

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2022, 08:29 | Bota
BE-G7-Australia kufizojnë në 60 dollarë për fuçi

Vendet e Grupit të Shtatë (G7) , Australia dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord për një kufizim prej 60 dollarësh për fuçi për naftën bruto ruse në det, si pjesë e një fushate ndërkombëtare për të frenuar aftësinë e Rusisë për të financuar luftën e saj kundër Ukrainës përmes shitjeve të energjisë.

BE-ja ra dakord për çmimin të premten, pasi Polonia dha mbështetjen e saj, duke hapur rrugën për miratimin zyrtar gjatë fundjavës.

G7 dhe Australia thanë në një deklaratë se kufiri i çmimit do të hyjë në fuqi më 5 dhjetor ose menjëherë.

Kufiri i çmimit, një ide e G7, synon të zvogëlojë të ardhurat e Rusisë nga shitja e naftës duke parandaluar një rritje të çmimeve globale të naftës, pasi një embargo e BE-së ndaj naftës së papërpunuar ruse hyn në fuqi më 5 dhjetor.

Polonia i kishte rezistuar nivelit të propozuar prej 60 dollarësh dhe kishte shtyrë në negociatat me BE që kufiri të ishte sa më i ulët që të ishte e mundur për të shtrydhur të ardhurat ndaj Rusisë dhe për të kufizuar aftësinë e Moskës për të financuar luftën.

Zyrtarët amerikanë thanë se marrëveshja ishte e paprecedentë dhe tregoi vendosmërinë e koalicionit që kundërshton luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

“Kufizimi i ri në çmimin e naftës ruse do të "presë menjëherë burimin më të rëndësishëm të të ardhurave të Putinit", kanë thënë SHBA.

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se kufiri, i cili u miratua zyrtarisht nga aleatët perëndimorë të premten, erdhi pas muajsh pune të vështirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos