BE kundër Trump: Nuk ka të dhëna që dy medikamentet antimalarikë janë efektive ndaj koronavirusit

Nga A2 CNN
31 Mars 2020, 16:47 | Bota
BE kundër Trump: Nuk ka të dhëna që dy medikamentet

Presidenti Trump deklaroi disa ditë më parë se medikamenti animalarik hidroksiklorokinë mund të jetë një nga ilaçet që do të ndryshojë historinë e mjekësisë për shkak të asaj që ai do të arrijë kundër Covid-19.

Komisioni Evropian deklaroi se nuk ka të dhëna që dy medikamentet e shpallura nga presidenti amerikan, Donald Trump si kura e mundshme çudibërëse kundër Covid-19 janë efektive ndaj sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi i ri.

“Efikasiteti i hidroksiklorokinëse në trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus deri më sot nuk është provuar”, deklaroi një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Shërbimet amerikane të Shëndetësisë e vendosën një ditë më parë hidroksiklorokinën në listën e burimeve mjekësore të mbrojtura pasi presidenti Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv që ndalon rritjen e çmimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos