
Skënderbeu-Vllaznia është finalja e madhe e këtij sezoni në Kupën e Shqipërisë. Korçarët bën surprizën e madhe duke triumfuar 0-2 në Durrës ndaj Teutës, e cila kryeson kampionatin.
Meksi dhe Berisha në pjesën e parë ishin autorët e golave për skuadrën e Memellit, duke eliminuar në gjysmëfinale Teutën.
Ndërkohë, Vllaznisë i mjaftoi një gol ndaj Laçit, për të siguruar finalen e këtij sezoni. Autori i golit të vetëm në këtë ndeshje ishte Ardit Hoxhaj në minutën e 22-të.
Ndërkohë, pas përfundimit të ndeshjes në Shkodër, shpërtheu menjëherë një sherr masiv ku protagonist u bë Onur Obanori Laçit, i cili goditi me shkelm në trup Herald Markun e Vllaznisë. Menjëherë, Obanor u ndëshkua me kartonin e kuq edhe pse ndeshja kishte mbaruar. (A2 Televizion)