
“Black Friday” ose e “Premtja e Zezë” sjell ulje të mëdha në shumë vende të botës të produkteve të ndryshme.
Kjo vjen një ditë pas festës së Falënderimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është bërë popullore në çdo sektor dhe vend. Por befasia e madhe ka ardhur nga Italia, pasi ulje janë ofruar edhe në shërbimin funeral.

“Outlet-i” i funeralit të Cologno Monzese në Milano propozon një ulje në 20% për ata që blejnë paketën e varrimit sot!
Paketa e ofruar nga agjencia funerale, ofron që çdokush mund të blejë për “Black Friday” këtë paketë me ulje dhe mund ta ketë në momentin që vdes.

“Edhe ne si të gjithë ndërmarrjet e mëdha, kemi vendosur të aplikojmë një tarifë speciale për klientët që blejnë këtë paketë elegante në ditën e të premtes”, ka shpjeguar Rossella Dell’Oca, drejtore teknike e kompanisë.
Më tej, ka theksuar se “sektori funeral, duhet të mbetet në një hap me kohën. Kushdo është i interesuar mund të na kontaktojnë!” (A2 Televizion)