Sevilla fiton dhe mban hapin e dyshes Real-Barça

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2019, 08:29 | Futboll
Sevilla fiton dhe mban hapin e dyshes Real-Barça

Real Madrid dhe Barcelona nuk janë të pashqetësuara në rrugën drejt titullit këtë sezon.

Nëse Atletico Madrid lëshoi terren këtë fundjavë duke barazuar me Granadan, Sevilla nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë. Andaluzët fituan në fushën e vështirë të Real Valadolid 1-0, me golin e Banegas për t’u ngjitur në vendin e tretë, 1 pikë pas dy kryesuesve.

Gjithsesi, Real dhe Barcelona kanë një ndeshje më pak, pikërisht “El Clasico”-n që luhet pas pak ditësh.

Në takimet e tjera, Celta Vigo mundi 3-1 Villarreal ndërsa Bilbao fitoi 2-1 ndaj Osasunës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos