Teksa ndeshja Lecce-Cagliari në Serie A u shty për t’u luajtur të hënën për shkak të reshjeve të dendura të shiut, një gjest mjaft i bukur ka ardhur nga tifozët vendas.
Mbështetësit e Lecce-s strehuan në shtëpitë e tyre me dhjetëra tifozë të Cagliari-t nga 250 prej tyre që udhëtuan drejt jugut të Italisë. Pezullimi i ndeshjes bëri që tifozët miq të gjendeshin të papërgatitur kundrejt këtij ndryshimi dhe kushteve të rënduara atmosferike.
Fotot e publikuara nga miqësia mes tyre morën komente të shumta pozitive në rrjetet sociale duke ndrequr sado pak, njollosjen e futbollit italian nga fenomeni i racizmit gjatë kohëve të fundit. (A2 Televizion)
