
Situata nga COVID-19 ndryshon funksionet e spitaleve universitare në Tiranë.
Nga e premtja e 20 marsit, kirurgjitë dhe ndërhyrjet e patologjive malinje do të kryhen në Spitalin e Traumës në Laprakë. Bashkë me shërbimin është zhvendosur edhe stafi i mjekëve dhe infermierëve.
Për të përballuar numrat në rritje të të infektuarve nga koronavirusi, krahas QSUT, ministrja e Shëndetësisë njoftoi se po bëhet gati edhe spitali i dytë i COVID, Sanatoriumi në kryeqytet.
Edhe për urgjencat kirurgjikale, të afërmit e pacientëve do të lidhen me 127 për të bërë transportimin e tyre në spital. Ndërkohë, vijon trajnimi i mjekëve, infermierëve dhe studentëve që i janë përgjigjur thirrjes se ministrisë për t’iu bashkuar punës kundër COVID-19 në Shqipëri. (A2 Televizion)