Mac Pasqual, një web designer nga Filipine është bërë viral për shkak të emrit të pazakontë që i vendosi të birit. Ai vendoi ta quajë atë HTLM, shkurtim i Hypertext Rayo Pascual, në nder të profesionit të tij.
Pascual tha për mediat lokale se emrat unik janë karakteristë e familjes së tij, duke shpjeguar se emri i tij i shkurtër është Macaroni 85, ndërsa motra e tij quhet Spageti 88. Mac shkoi më tej duke thënë se dy fëmijët e motrës së tij quhen Cheese Pimiento dhe Cheese Parmesan.
Mediat lokale raportuan se HTML lindi i shëndetshëm, me peshë 2.25 kilogramë në spitalin e Bulacanit, rreth një orë me makinë në veri të kryeqytetit, Manila.
Ndërkaq, postimi është shpërndarë më shumë se 8978 herë dhe ka frymëzuar shaka të shumta nga përdoruesit e mediave sociale. Të tjerë ishin të shqetësuar se emri i tij unik mund ta vështirësonte jetën për HTML.
“Nuk është në të vërtetë një emër njerëzor!”, komenton dikush. “Po të isha ai fëmijë, do të padisja prindërit e mi një ditë”, shton një tjetër. (A2 Televizion)