Banorët e Bejrutit janë rikthyer sërish në rrugët e kryeqytetit libanez më të shumë të numër, për të protestuar kundër qeverisë.
Mediat vendase raportojnë se në protestën e së shtunës ka pasur përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë, madje raportohen dhe të shtëna me armë zjarri. Deri tani flitet për një polic të vdekur dhe 120 persona të plagosur
Policia dhe ushtria tentuan të mbajnë në kontroll turmën, por pas disa minutash ata e çanë kordonin dhe hynë në ambientet e Ministrisë së Jashtme dhe Ekonomisë.
Pas shpërthimit të fuqishëm të së martës së kaluar që iu mori jetën mbi 150 personave, zemërimi kundër qeverisë është rritur në nivele mjaft të larta, madje shumë banorë kanë nënshkruar dhe një peticion që vendi të vendoset sërish në kontrollin francez. (A2 Televizion)