Belgjikë, dominim total i Mercedesit, reziston Verstappen, fundoset Ferrari

Nga A2 CNN
30 Gusht 2020, 17:19 | Sporte të tjera

Çmimi i Madh i Belgjikës dëshmoi sërish superioritetin teknik të Mercedesit, që triumfoi edhe në këtë garë me vendin e parë të kampionit të botës Lewis Hamilton, i ndjekur nga shoku i tij Bottas.

Hamilton kujton aktorin e "Black Panther", Chadwick Boseman, që ndërroi jetë

Pas ”jashtëtokësorëve”, fitues moral është edhe holandezi Max Verstappen i Red Bull, i cili mbeti afër mjeteve Mercedes gjatë gjithë garës, ndërkohë që ngushëllim ka edhe për Ricciardo, që me Renault-in e tij që mori xhiron më të shpejtë dhe vendin e katërt.

https://twitter.com/F1/status/1300084325594136579

Në krizë të zezë tashmë Ferrari, që rrezikon ta mbyllë në anonimitet sezonin, me Vettel dhe Leclerc që nuk iu "shqitën" vendit të 13 dhe 14.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos