
Në dy dekadat e fundit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë qenë gjithmonë në qendrën e vëmendjes së mediave, jo vetëm për karrierën e tyre të pasur, por edhe për historinë e tyre, që me shkëputje domethënëse mund të cilësohet si një nga më të gjatat e Hollivudit.
Dy “yjet” u takuan për herë të parë në 2001, në setin e filmit “Gigli”, film që nuk la shenjë në historinë e kinematografisë, por siç ka thënë vetë Affleck, “ishte i rëndësishëm vetëm për faktin që pata mundësi të takojë Jennifer, një njeri shumë i rëndësishëm në jetën time”.
Nje vit më vonë çifti zyrtarizoi fejesën, ndërkohë që dasma e planifikuar në 2003 u shty papritur, fillimisht për shkak të angazhimeve të tyre, por në fakt për shfaqjen e disa krisjeve që në 2004 çuan në ndarjen e çiftit.
Por ekzaktësisht 20 vjet më vonë, aktorët tashmë të pjekur në moshë dhe ndoshta edhe në qëndrueshmërinë e ndjenjave, rifilluan historinë e tyre, duke lënë pas martesat e tyre të mëparshme, me aktoren Jennifer Garner për 49-vjeçarin Affleck, me Chris Judd dhe Mark Anthony, pa folur për fejesën me sportistin Alex Rodriguez për 52-vjeçaren Lopez, në formë fizike të shkëlqyer.
Affelck dhe Lopez zyrtarizuan fejesën duke postuar foto të ndryshme, si dhe një video në rrjetet sociale, ku Lopez tregon unazën e fejesës. I gjithë Hollivudi pret tashmë dasmën dy dekada me vonesë, si një përmbushje të një historie dashurie, e denjë për skenarin e një filmi romantik. (A2 Televizion)