
Mund të shtyhet sërish dalja në treg e vaksinës së përgatitur nga universiteti i Oksfordit dhe Astra Zeneca.
Zëvendësdrejtori i Agjencisë Europiane të Barnave (EMA), Noel Wathion, ka deklaruar se është pothuajse e pamundur që vaksina të miratohet në Europë brenda muajit janar. Në Britaninë e Madhe, vaksina mund të marrë miratimin në 4 janar, por në EMA nuk është bërë ende asnjë kërkesë.
Një probem jo i vogël, nga momenti që Bashkimi Europian kishte prenotuar pikërisht nga Astra Zeneca pjesën më të madhe të vaksinave, rreth 400 milionë të tillë.
Si përgjigje, presidenti i Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se BE “ka vendosur të marrë 100 milionë doza shtesë nga BioNTech/Pfizer. Për një shifër që shkon te 300 milionë në total”. (A2 Televizion)